Kreativitet në pandemi, video e murgeshave të ”Santa Rosa” bëhet virale

murgesha santa rosa 1100x620

Kanë qenë nga më kreativet format e zgjedhura për t’u argëtuar në komunitet gjatë këtyre javëve izolimi, sigurisht duke respektuar distancën e sigurisë.

Po kaq kreative kanë qenë edhe murgeshat e manastirit “Santa Rosa” në Vajadolid të Spanjës. Thuajse çdo ditë, motrat domenikane kanë dalë në ballkonin e rezidencës së tyre, kanë duartrokitur për ata që luftojnë në vijë të parë me virusin, kanë recituar apo edhe kanë kënduar, për të argëtuar sadopak fqinjët e tyre.

Por, videoja e fundit e shpërndarë nga murgeshat është bërë virale në gjithë botën. Ato shfaqen duke kënduar e kërcyer nën tingujt e këngës së famshme “Resistire”. Video e spektaklit të murgeshave është shpërndarë në gjithë botën dhe ka marrë me mijëra klikime e komente pozitive.