Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dritë në fund të tunelit për disa shtete në Evropë

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 12:31 | Bota
Dritë në fund të tunelit për disa shtete në Evropë

Nga Milano në Palermo, qytetet italiane hedhin hapin e madh drejt rikthimit në normalitet. Faza e dytë e rihapjes së ekonomisë dhe jetës sociale nisi të hënën, kur rreth 4.4 milionë italianë u rikthyen në punë.

Hapi dyert aktiviteti prodhues, sektori i ndërtimit, tregtia me shumicë e të tjerë sektorë. Baret dhe restorantet do të shërbejnë vetëm për dërgesa në shtëpi, e porosi të marra me vete. Shkollat, kinematë dhe shumica e dyqaneve do të mbeten të mbyllura. Një radhë prej qindra personash u krijua në stacionin qendror të Milanos, ndërsa qytetarët iu nënshtruan kontrolleve para se të hipnin në tren.

Autoritetet bëjnë thirrje për respektim të rregullave të distancimit social e paralajmërojnë se nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë, do të ketë rimbyllje.

Franca, Italia dhe Spanja regjistruan numrin më të ulët të vdekjeve në disa javë, të dielën. Franca raportoi 135 vdekje në 24 orë; bilanci prej 164 viktimash në Spanjë ishte më i ulëti që prej mesit të muajit mars, ndërsa Italia, me 174 jetë të humbura regjistroi shifrën më pozitive në 2 muaj.

Bashkë me viktimat, kanë rënë edhe rastet e reja të infektimeve e gjithashtu shtrimet në spital. Sakrificat po shpërblehen, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa vendi ka nisur lehtësimin gradual të masave për frenimin e pandemisë, duke lejuar aktivitetet sportive në ajër të pastër.

Britania e Madhe regjistroi 315 viktima të dielën, duke u bërë vendi i tretë më me shumë humbje jetësh nga pandemia. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë në këtë vend thonë se piku ka kaluar dhe se situata po shkon drejt përmirësimit.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Rusinë, ku rastet me koronavirus u shtuan me 10 mijë. Por, niveli i vdekshmërisë mbetet i ulët në krahasim me vendet e tjera, ku me 58 jetë të humbura të dielën, totali shkon në 1280. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë