Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

FSHF, letër qeverisë. Propozohet protokolli sanitar për organizimin e ndeshjeve të futbollit

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 15:49 | Futboll

Fusha i mungon futbollit dhe futbolli i mungon fushave. Në pritje të rifillimit të aktiviteteve, Federata i ka propozuar edhe zyrtarisht autoriteteve protokollin sanitar për organizimin e ndeshjeve. Në një letër të dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë eArsimit dhe Sporteve dhe në adresën e kryeministrit Edi Rama, në datën 4 maj, institucioni që drejton futbollin ka parashtruar edhe masat sanitare për rikthimin në fushë.

Në letrën e dërguar, theksohet se kërkesa e mëparshme, që skuadrat të rinisnin stërvitjet prej datës 2 maj, duke respektuar rregullat e distancimit, ka mbetur pa përgjigje. Sipas Federatës së Futbollit, protokolli sanitar i përditësuar, është hartuar në bashkëpunim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si edhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare. Ndërsa federata shprehet se mbetet besimplotë në përgjigjen pozitive të autoriteteve, pandemia e koronavirusit të ri do të ndryshojë futbollin, ashtu si e njihnim deri më sot.

Të gjithë personat që do të ulen në stol, nga lojtarët te stafi teknik duhet të mbajnë detyrimisht maskë gjatë ndeshjes. I vetmi që mund ta anashkalojë këtë rregull është trajneri, që në këtë rast duhet të qëndrojë në distancë minimalisht 2 metër nga personat e tjerë në pankinë. Gjithashtu, nëse nuk ka maskë, drejtuesi i stolit nuk mund t’i afrohet lojtarëve në fushë. Tashmë të mos shtrëngosh duart para dhe pas ndeshjes nuk është mungesë “fair play”. Më tepër është tregues kujdesi për të tjerët.

Prej rrezikut nga Covid-19, një gol nuk do të festohet më si më parë. Ekipet do të luajnë pa tifozë, kur të hyjnë në stadium do të dorëzojnë rezultatet e kontrolleve shëndetësore dhe do t'i nënshtrohen matjes së temperaturës. Në hyrjen në fushë nuk do të ketë fotografi. Rregullat e reja të higjienës do të zbatohen nga stërvitja, ku nuk lejohen tifozët, ndërsa lojtarët dhe stafi duhet të masin temperaturën përpara se të nisin seancat. Gjithashtu, koncepti i frymës së grupit do të ndryshojë, pasi nuk do të lejohet që sportistët të ushqehen së bashku, ndërsa këshillohet që edhe dushi pas stërvitjes apo në përfundim të ndeshjeve të bëhet në shtëpi.

Futbolli është gati të ndryshojë shumë prej traditave të tij, vetëm e vetëm që të rikthehet në fushë. Me synimin që të dhurojë sërish emocione dhe shpresë, pavarësisht se do të duhen muaj që tribunat të oshëtijnë nga entuziazmi i tifozëve...

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu