Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, tjetër bilanc negativ për numrin e të prekurve në Rusi

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 12:51 | Bota
Koronavirusi, tjetër bilanc negativ për numrin e të prekurve

Autoritetet ruse konfirmuan 10,581 raste të reja të prekurish nga koronavirusi nga koronavirusi, duke e çuar bilancin në nivel kombëtar në 145,268 të infektuar nga pandemia globale.

Sot, për Rusinë është dita e dytë e cila shënon mbi 10,000 raste të reja. Tashmë, të dhënat zyrtare mbi infeksionin në Rusi kanë kaluar ato të Kinës, Turqisë dhe Iranit.

Javën që shkoi u konfirmua lajmi se kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte diagnostikuar me virusin Covid-19.

Presidenti Putin zgjati periudhën e mosparaqitjes në punë deri në datë 11 maj dhe Moska do të vijojë të jetë në karantinë.

Zyrtarët i bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos tundohen nga thyerja e masave izoluese gjatë periudhës së festave zyrtare të muajit maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë