Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

LDK-AAK-Nisma, takim për të harmonizuar programin qeverisës

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 17:07 | Kosova
LDK-AAK-Nisma, takim për të harmonizuar programin qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvilluan një takim për harmonizimin e programit qeverisës.

Këto parti kanë arritur një marrëveshje për koalicion dhe aktualisht po bisedojnë për emrat e 16 ministrave dhe ndarjen e portofoleve në ekzekutivin e ri. Gjithashtu, është diskutuar edhe për pandeminë koronavirus dhe ekonominë, sipas sekretarit organizativ të LDK-së, Arban Abrashi.

Pas takimit, ai njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë në nivel ekspertësh, ndërsa bëri me dije se marrëveshja për bashkëqeverisje me Listën Serbe do të publikohet pasi dokumenti në fjalë nuk është sekret.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese frenoi zyrtarizimin e qeverisë së re në Kosovë duke pezulluar deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin mandatoi Avdullah Hotin si kryeministër.

Thirrja e seancës për votimin e ekzekutivit të ri do të bëhet vetëm pas verdiktit përfundimtar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë