Ndikimi i COVID-19, rënie në xhiro edhe për industrinë ushqimore

Publikuar më: 4/5/2020, ora 16:57
SINKRON POGACE frame 1194 1024x576

Ndikimi i COVID-19, rënie në xhiro edhe për industrinë ushqimore

Publikuar më: 4/5/2020, ora 16:57

Rënia e xhiros gjatë pandemisë është ndjerë jo vetëm në sektorin e shërbimeve, por edhe te bizneset që tregtojnë nevoja bazë si ushqimet. Sipas një studimi të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë, humbjet nga Covid-19 për këto biznese diktohet nga data e hapjes së plotë të ekonomisë pa kufizime në orar apo lëvizje dhe mund të variojë deri në 50% të shitjeve.

“Është e çuditshme, edhe pse prisnim që i gjithë fokusi dhe buxheti familjar të ishte i orientuar gjatë këtyre dy muajve te blerja e ushqimeve dhe produkteve të higjienës,  në vend që të kemi një rritje të konsumit të tyre gjatë këtyre dy muajve, kemi vënë re një ulje me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019”, deklaron për A2 Business Mira Pogaçi, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”.

Mira Pogaçi

Pogaçi shton se sipas vlerësimit të saj, “nëse ekonomia do të lirohet tërësisht nga 1 qershori 2020 dhe kompanitë do t’i kenë kapacitetet e tyre të lira për të punuar, humbja e këtij viti në të ardhurat e subjekteve do të jetë të paktën 20%. Në rast se hapja totale pa kufizime do të pretendohet të ndodhë në muajt e verës, atëherë edhe kjo industri do të ketë një humbje prej 50% në xhiron e gjithë vitit 2020”.