Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Ronaldo nuk tërhiqet deri sa të thyejë rekordin e Pele”

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 15:06 | Futboll
“Ronaldo nuk tërhiqet deri sa të thyejë rekordin e

Cristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet nga futbolli deir sa të thyejë rekordin e golave të Pele, pretendon ish-shoku i tij i skuadrës, Gary Neville.

Në një prononcim për “Sky Sports”, Neville, tha: “Ai është i fiksuar me shënimin e golave, stërvitet çdo ditë për të qenë sa më shumë në formë. Nuk kam asnjë dyshim, do të dojë të luajë deri sa të kalojë rekordin e Pele”.

Sulmuesi portugez mbetet në formë të shkëlqyer, edhe pse tashmë është 35 vjeç. Deri tani ka realizuar 725 gola në karrierën e tij si profesionist, me kombëtaren, Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Edhe pse shifra e golave të realizuar nga Pele është vënë shpesh në diskutim, sipas statistikave në Brazil, legjenda e futbollit ka realizuar 1281 gola në 1363 ndeshje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani