Vdekja e të riut në objektin e karantinimit, ministri kosovar mendon dorëheqjen

vitia 1100x620

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi në një konferencë për shtyp se ka menduar që dje të ofrojë dorëheqjen pas vetëvrasjes së një të riu i cili qëndronte në karantinën e detyruar për personat e riatdhesuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Vitia shtoi se për shkak të emergjencës së koronavirusit nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se do të punojë deri në fund për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Zyrtari i lartë i Shëndetësisë mohoi se mjekët të ishin njohur më parë me një dokument që raportonte për situatën shëndetësore të të riut të vetëvrarë.

26-vjeçari nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i godinës ku qëndronte në karantinë pas kthimit nga Gjermania, dhe për shkak të plagëve të marra nuk ia doli të mbijetonte.