Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Airbus prezanton “nuhatësin” e ri të mjeteve shpërthyese dhe të rrezikshme

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 11:48 | Teknologji

Kompania “Airbus” bën me dije se në fund të këtij viti do të nisë përdorimin e një detektori të ri në aeroporte që do të “nuhasë” për objektet e rrezikshme që mund të kenë me vete pasagjerët.

Pajisja e re, e cila është krijuar në bashkëpunim me kompaninë tjetër “Koniku” është e aftë të zbulojë nëse pasagjerët transportojnë eksplozivë apo kimikate të tjera të rrezikshme për jetën e njeriut.

Sipas themeluesit të kompanisë “Koniku”, kjo pajisje ka të aplikuar një teknologji që mund të përcaktojë aromat, ajo thith ajër dhe tregon se çfarë ka përreth.

Sipas “Airbus”, “nuhatësit” e rinj do të testohen në muajt në vijim dhe shumë shpejt mund t’i shihni këto pajisje në aeroporte dhe avionë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli