Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha mbledh aleatët, diskutohet për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 20:10 | Politikë
Basha mbledh aleatët, diskutohet për Reformën Zgjedhore

Monika Kryemadhi e bëri të qartë se nuk i trembej virusit, teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha kishte mbledhur aleatët.

Këtë e sqaroi dhe me nota feminizmi: “Në përgjithësi, meshkujt janë më frikacakë se femrat. Kur bëhet fëmija, burri 5 minuta e ka, ndërsa gruaja e mban në bark 9 muaj”.

Siç thanë pas mbledhjes, aleatët koordinuan strategjitë për aksionin politik gjatë dhe pas Covid-19. Kryesorja mbetej Reforma Zgjedhore, një ditë para se të rikthehej në Parlament. Pavarësisht se në këtë institucion do të ndodhë vetëm informimi formal i deputetëve të komisionit për atë që është arritur jashtë Parlamentit.

Por, sipas Kryemadhit, Këshilli Politik nuk ka nevojë të mblidhet për aq kohë sa topi tashmë është në fushën e mazhorancës. 

Një ditë më parë, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë, ndërsa muajin e shkuar i kërkoi strukturave të dalin në terren. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani