Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Ishulli” i qarkullimit rrugor, Shoqata e Autoshkollave kërkon nisjen e punës me masa sigurie

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 15:24 | Aktualitet
“Ishulli” i qarkullimit rrugor, Shoqata e Autoshkollave kërkon

Autoshkollat janë automjetet e vetme që nuk shihen të qarkullojnë në rrugë. Kufizimet për shkak të koronavirusit e kanë lënë këtë sektor si "ishullin" e fundit të qarkullimit rrugor.

Sallat e afro 400 autoshkollave në të gjithë Shqipërinë janë bosh dhe 3 mijë familje që varen nga ky biznes, presin rihapjen sa më parë.

Pagën e luftës nuk e kanë marrë vetëm ato subjekte që kanë kryer abuzime, pasi nuk përputhet NIPT-i i kompanisë, ndërsa të tjerat janë shlyer. Vetëm në Tiranë janë 130 biznese të tilla që ofrojnë mësimin e teorisë dhe praktikës. Përmes një letre, dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, Gjinaj kërkon rihapjen e këtyre aktiviteteve, me kushte strikte sigurie.

Sapo koronavirusi u përhap në Shqipëri, mundësia për të marrë shërbimin e teorisë ishte ajo online, ndërsa për ata që deri më 13 mars kishin mbaruar teorinë dhe duhet të bënin praktikën, Drejtoria e Transportit Rrugor ofroi shërbim me instruktorët shtetërorë, i cili vijon edhe sot. Drejtori Gonxhe thotë se ky shërbim u mundësua për të mos krijuar fluks të shtuar me rihapjen e autoshkollave, duke dhënë edhe dritën jeshile se kjo ditë nuk do të jetë larg. Mbase rikthimi i taksive është një shenjë që edhe autoshkollat do të shihen shumë shpejt në rrugë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë