Lufthansa, në bisedime me qeverinë gjermane për një plan shpëtimi

Publikuar më: 5/5/2020, ora 22:52

Lufthansa, në bisedime me qeverinë gjermane për një plan shpëtimi

Publikuar më: 5/5/2020, ora 22:52

Lufthansa, kompania ajrore lider evropiane, po humbet 1 milion dollar në orë dhe i duhet një plan imediat shpëtimi. Kompania është në bisedime të vazhdueshme me qeverinë gjermane për një marrëveshje të mundshme, në tentativë për t’i shpëtuar falimentit.

Ditën e martë, gjatë një mbledhjeje virtuale, përfaqësuesit e kompanisë raportuan se humbjet për tremujorin e parë të këtij viti përllogariten 1,2 miliardë euro dhe përshkruan një pamje të zymtë të perspektivës së aviacionit, ndërsa sektori është i ndalur për shkak të pandemisë koronavirus.  

Gjermania Der Spiegel dhe Bloomberg shkruajnë se Lufthansa është në bisedime me qeverinë gjermane për një plan shpëtimi me vlerë 10 miliardë euro, çka do i jepte qeverisë 25,1% të kompanisë dhe një vend në bordin mbikëqyrës. Drejtuesit e kompanisë, në një letër komunikimi me mediat, nuk dhanë detaje mbi marrëveshjen e pritshme, por informuan se suporti i qeverisë gjermane do të ishte vendimtar për qëndrueshmërinë e kompanisë në të ardhmen.  

Gjithësesi, CEO i Lufthansas, Carsten Spohr, gjatë konferencës me aksionerët, tha se kompania duhet të ruajë lirinë e saj të vendimit dhe veprimit dhe për këtë arsye i duhet mbështetje, por jo menaxhim nga qeveria.  

Kompanitë më të mëdha të fluturimit në Evropë kanë bërë me dije se mes radhëve të tyre mund të humbasin vendin e punës 35 000 persona, ndërsa ata e reduktojnë biznesin e tyre duke e përshtatur me një botë ku njerëzit udhëtojnë më pak.