Pandemia në rajon, 4 raste të reja në Kosovë, shtohen viktimat në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut

MB RAJONI 5 MAJ frame 356 1100x620

Kosova vijon të raportojë shifra të ulëta lidhur me pandeminë e COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike konfirmoi vetëm 4 raste të reja të hënën, ndërsa 22 ishin personat e shëruar.

Sipas të dhënave, deri më tani 855 vetë janë prekur nga koronavirusi në Kosovë, 403 janë shëruar dhe 26 kanë humbur jetën. Nuk mund të raportohet e njëjta situatë dhe për Maqedoninë e Veriut, ku për të disatën ditë radhazi u rrit bilanci i viktimave.

Në 24 orët e fundit një pacient ka humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave në 86. Të infektuarit në këtë shtet janë mbi 1500.

Serbia raporton shifra edhe më tragjike. Që prej shpërthimit të pandemisë kanë humbur jetën 197 persona, ndërsa janë prekur më tepër se 9500 vetë.