Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sporti në “stand-by”, vendim vetëm pas 11 majit

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 14:44 | Futboll
Sporti në “stand-by”, vendim vetëm pas 11 majit

Nëse vendet e mëdha evropiane kanë vendosur të hapin aktivitetet sportive, si pjesë e masave lehtësuese pas stabilizimit të pandemisë Covid-19, në Shqipëri ka ende shumë pikëpyetje dhe vendimi shtyhet në kohë.

Futbolli ka kërkuar me forcë t’i jepet drita jeshile për të nisur stërvitjet individuale, e megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Për të hedhur disi dritë, mbi periudhën kur mendohet se stërvitjet individuale mund të rinisin ka menduar Silva Bino, shefe për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Për A2 CNN, përfaqësuesja e Komitetit Teknik në betejën kundër koronavirus tha: “Duhet të shohim si do të ecë sëmundja deri më 11 maj. Virusi ende po qarkullon. Duhet që për disa ditë, të kemi konsante për disa ditë shifrën me një numër të të prekurve të rinj”.

Një deklaratë e cila shërben si sinjal për futbollin në Shqipëri. Sporti do të qëndrojë i bllokuar edhe për të paktën një javë, periudhë e cila do të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rifillimin zyrtar të aktiviteteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë