Takimi me Bashën, përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit kërkojnë mbështetje

Publikuar më: 5/5/2020, ora 17:09
basha shoqata turizmit 1024x576

Takimi me Bashën, përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit kërkojnë mbështetje

Publikuar më: 5/5/2020, ora 17:09

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, të cilët i shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes së shtetit për këtë sektor.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare”, citohen të jetë shprehur përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit, në një deklaratë të PD-së.

Basha i ka konsideruar të drejta kërkesat e tyre për ndihmë financiare si dhe anulimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore, duke nënvizuar se ato duhen zbatuar sa më parë nga qeveria.