Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

BE mban sot Samitin e Zagrebit

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 09:25 | Politikë
BE mban sot Samitin e Zagrebit

Bashkimi Evropian mban sot në videokonferencë Samitin e parashikuar të Zagrebit, pas të cilit pritet të ritheksohet përkushtimi për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nga burimet mediatike mësohet se gjatë këtij takimi online do të konfirmohet mbështetja e BE-së për vendet aspirante dhe konkretisht vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk pritet të flitet në të për një datë fikse të anëtarësimit të këtyre vendeve, që tani do të ndjekin metodologjinë e re të Unionit, sa i takon anëtarësimit.

Çështje tjetër që do të flitet është edhe ndihma financiare e Unionit për vendet mbi përballimin e situatës së pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë