Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bujqësia përballë pandemisë. Rrapaj: Hallkat e sektorit jo të koordinuara, konkurrenca do të jetë më e fortë

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 20:34 | Ekonomi
Bujqësia përballë pandemisë. Rrapaj: Hallkat e sektorit jo

Bujqësia shqiptare është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, por deri më tani nuk duket sikur Qeveria ka kuptuar deri në fund problematikat e këtij sektori në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Agim Rrapaj, kreu i Shoqatës të Agrobiznesit Shqiptar, deklaroi për “Business Week” në A2 se sektori duhet trajtuar në të gjitha hallkat e saj, ku nuk përfshihen vetëm fermerët, por edhe peshkimi, blegtoria, qendrat e grumbullimit, si dhe agroturizmi.

Sipas tij, prodhimi gjatë vitit ishte i “bollshëm, i favorizuar nga moti i mirë”, por që impakti i pandemisë bllokoi disa javë procesin, ku blegtorët nuk dolën në punë, dhe transporti u bllokua, veçanërisht gjatë javës së parë të kufizimeve. Sipas tij, mosmbjellja në kohë rezulton në një ulje të prodhimit dhe në rritje të skarciteteve, që patjetër ndikojnë edhe në çmimet në tregjet ndërkombëtare.

Gjithsesi, sipas ekspertit për bujqësinë Ilir Pilku, situata nuk është aq e rëndë sa mund të mendohej në fillim. Sipas tij, “nga prilli, çdo ditë eksportojmë 250-350 ton perime të serave”, kryesisht drejt tregjeve të Evropës Juglindore, si dhe natyrisht drejt Kosovës”, ndërkohë që ka bllokim në sektorë si ai i akuakulturës, për shkak të bllokimit të tregut italian”.

Për ekspertin, bujqësia shqiptare ka defektin e madh të mosinformimit dhe njohurisë së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, që mund t’i siguronin atyre sasi dhe çmime të sigurta.

Duke arritur te masat e propozuara, Rrapaj, duke paralajmëruar që qeverisë do t’i paraqitet nga grupet e interesit së shpejti një paketë e detajuar për këtë sektor, evidentoi disa prioritete.

Së pari, “Lëvizja e fermerëve pa kufizime ne zonat rurale”,  financimi në mikrokredi dhe një paketë investimi për hallkat në vështirësi, duke marrë parasysh që sipas tij tashmë Shqipëria do të ketë konkurrencë më të fortë në treg, në produkte dhe çmime.

Ndërkohë, për Pilkun, masat duhet të përfshijnë, mbështetjen nga kredia sovrane me kredi të buta të institucioneve mikrofinanciare që janë në krizë likuiditeti, masa në favor të agroturizmit, ku 70% e atij aktiviteti mbështetet te kredia bankare, si dhe mbështetja e peshkimit dhe produkteve të serës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë