Lojtarët e Realit dhe Barçës kthehen në stërvitje

Futbollistët dhe stafi teknik i Real Madrid dhe Barcelona janë kthyer ditën e sotme në stërvitje, duke nisur kështu “normalitetin e ri”.

Të gjithë iu nënshtruan tamponit dhe testimeve fizike dhe më pas u larguan.

Shumë prej futbollistëve, përfshirë Leo Messin, u panë brenda makinës pa maska dhe doreza, ndërsa në fotot brenda qendrës stërvitore të gjithë lojtarët shihen me mjetet mbrojtëse, pasi aty janë të detyrueshme.