Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në Hubei hapen shkollat, prej 32 ditësh nuk raportohet asnjë rast me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 08:54 | Bota

Media shtetërore kineze Xinhua, në një raportim të orëve të fundit, bëri me dije se në provincën e Hubeit prej 32 ditësh nuk raportohet asnjë rast i ri me koronavirus dhe për këtë arsye jeta në këtë zonë është duke u kthyer në normalitet të plotë.

Edhe pse konsiderohet si epiqendra e përhapjes së koronavirusit, në qytetin Wuhan nisi sot dhe procesi mësimor, nën masa të forta sigurie dhe protokoll të qartë higjiene dhe distancimi social.

Ditën e mërkurë, Kina raportoi vetëm 2 raste të reja me koronavirus, për ta çuar numrin total të të prekurve në 82.883, ndërsa shifrat e viktimave mbeten të pandryshuara në 4633. Megjithatë shumë njerëz nuk iu besojnë shifrave të ofruara nga Kina, sidomos për kohën kur virusi u shfaq për herë të parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë