Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri-Hajdari: Koha ta mbyllim, s'do mbahet peng

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 12:03 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri-Hajdari: Koha ta mbyllim, s'do mbahet peng

Në përfundim të raportimit para Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, mbi ecurinë e deritanishme të dialogut me opozitën jashtëparlamentare, dy bashkëkryetarët e këtij komisioni, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, theksuan se nuk do të lejojnë që të mbahet peng mbyllja e kësaj reforme.

“Nuk i kuptova mirë deklaratat e opozitës, pasi disa pjesëtarë lëshuan deklarata kontradiktore. Puna u ndërpre për shkak të pandemisë. Mospjesëmarrja e tyre nuk i shërben kësaj çështjeje, pasi kemi një marrëveshje për të marrë pjesë në këtë organizëm”, tha përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. “Do të jetë në interes të PD-së të marrë pjesë, në të kundërt Parlamenti i ka votat. Shumica i ka votat dhe do të përpiqemi të marrim votat duke iu adresuar çështjeve që ata kanë. Dëshira jonë ka qenë që opozita jashtëparlamentare të jetë pjesë integrale e këtij procesi. Por kjo nuk mund të kthehet në një çek pa skadencë, ndryshe vendi mbahet peng”.

“Beteja ime, që ka qenë për ndryshimin e sistemit, do të vazhdojë, sepse unë besoj që shqiptarët duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, jo vetëm partitë”, tha Rudina Hajdari. “Ai Parlament nuk e gëzon sovranitetin e popullit, është i diktuar nga dy kryetarët e partive. Unë do të vazhdoj të luftoj në atë betejë, nëse opozita jashtëparlamentare nuk do të vazhdojë të luftojë, është puna e tyre. Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë një herë e më parë, sepse është një detyrim që ia kemi shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani