Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rihapja e pjesshme e shkollave, zv.ministrja e Arsimit: Ka një plan të përcaktuar qartë

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 22:08 | Sociale
Rihapja e pjesshme e shkollave, zv.ministrja e Arsimit: Ka një plan të

Shkollat do të hapen pjesërisht vetëm për maturantët, të cilët do të zhvillojnë mësim nga 18 maji deri më 5 qershor, dhe provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen nga 8 deri më 18 qershor.

Zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, tregoi se si maturantët do ta zhvillojnë fazën e fundit të vitit shkollor.

“Ministria e Arsimit ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave nëse do të rinisë mësimi më 18 maj. Është parë e nevojshme që krahas mësimit “online”, mësimi direkt në shkolla është më i efektshëm për të përgatitur maturantët për Maturën Shtetërore. Ka një plan të përcaktuar qartë. Do të respektohet distanca fizike, kjo do të thotë që do të mbahet 2 metra distancë nga njëri-tjetri. Do të monitorohet hyrja dhe dalja e nxënësve, maskat, dorezat dhe dezinfektantët. Në klasa do të vendosen me të njëjtën distancë”, theksoi Guga.

“Më pas, do të limitojmë shumë lëvizjen e nxënësve nëpër korridore. Nuk do të lejohet qëndrimi i nxënësve nëpër korridore, ndërsa klasat do të dezinfektohen para dhe pas mësimit. Protokolli do të monitorohet nga ISHP-ja dhe nga grupet e punës të ngritura nëpër shkolla”, shtoi zv.ministrja e Arsimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë