Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tryeza e Reformës Zgjedhore, Soreca: E rëndësishme që ka mbështetjen e të gjithë aktorëve

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 13:50 | Aktualitet
Tryeza e Reformës Zgjedhore, Soreca: E rëndësishme që ka

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përshëndeti rinisjen e punës së tryezës për Reformën Zgjedhore edhe pse situata nuk është e lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas ambasadorit Soreca është shumë e rëndësishme që kjo reformë mbështetet nga të gjithë aktorët, e cila gjithashtu është dhe një ndër kushtet e KE-së për vijueshmërinë e procesit të integrimit.

“Është thelbësore që Këshilli Politik rifilloi punën ndërpartiake për Reformën Zgjedhore edhe në këto kohë të vështira të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. E rëndësishme që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë të Shqipërisë për të përmbushur sa më shpejt kushtet e vendosura nga Këshilli i Evropës”, shkuan Soreca në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani