Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brazili raporton numrin më të madh të viktimave në vend nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 09:54 | Bota
Brazili raporton numrin më të madh të viktimave në vend nga

Brazili raportoi numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë, i cili është gjithashtu dhe bilanci më negativ i humbjeve të jetëve në 24 orë në të gjithë hemisferën jugore.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Nelson Teich, 615 persona e humbën betejën përballë Covid-19 ditën e fundit, duke e çuar bilancin total të viktimave në më shumë se 8500.

Teich shtoi se tashmë është momenti kur qeveria mund të vendosë aplikimin e masave shtrënguese në disa nga zonat më të prekura nga pandemia.

Presidenti Jair Bolsonaro që nga fillimi e ka neglizhuar ashpërsinë e koronavirusit dhe ka inkurajuar qytetarët të vijojnë të shkojnë në punë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë