Ibiza ‘‘në heshtje’’: Nuk ka më festa e muzikë, pandemia godet turizmin

Nëse Ibiza shquhet për diçka, ato janë ditët e pafundme me diell, plazhet e mrekullueshme, dhe natyrisht klubet e natës.

Këtë vit të gjitha klubet e mëdha të ishullit spanjoll promovonin emrat më të famshëm të industrisë së muzikës “house”, si David Gueta, Van Buren apo Black Coffee.

Pritej që 2020 të ishte një vit banerash, por COVID-19 i prishi të gjitha planet.

Roberto Lope është menaxher i festave të bujshme që organizohen në klubin më popullor të Ibizës, Usuaia, që mund të presë 7 mijë njerëz.

 “Ne jemi gati në maj. Sezoni ka mbërritur, por nuk ka fluturime. Nuk ka anije dhe nuk ka lëvizje mes kufijve. Është shumë e vështirë. Veçanërisht e vështirë kur biznesi përfshinë praninë e mijëra njerëzve, të cilët ngjeshën pas njëritjetrit në pistën e kërcimi”, thotë ai.

Edhe kur Spanja të heqë kufizimet, normaliteti i ri do të parashikojë distancim social.  Vëmendja është drejtuar tek eksperienca virtuale e klubeve, me dj që çojnë muzikën e tyre në shtëpitë e mijëra adhurueseve.

“Ndikimi ka qenë i tmerrshëm. E vetmja industri që kemi është ajo turistike”, thotë Vicente Mari, president i Këshillit të Ibizës.

Mari është president i ishullit që pret mbi 3 milion vizitorë çdo vit. Shumica janë nga jashtë vendit, që vijnë përmes Mesdheut. Ibiza ka vetëm 186 të infektuar dhe 13 vdekje nga COVID-19, por frika për importim të rasteve është e madhe.

Autoritetet po mendojnë të shtojnë kontrollet në aeroport dhe nënshtrimin e qytetarëve ndaj testimeve. Deri atëherë, jeta e natës në Ibiza, do duhet të presë.