“Macet”, fushatë online për të ndihmuar kinematë

KR FUSHATAT SHBA frame 852 1100x620

Ju dhe macja juaj mund të ndihmoni të shpëtoni kinematë! “Festivali i Filmit të Maceve në karantinë” do të grumbullojë para për rreth 100 kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada: kontributorët mund të shkojnë në uebsajtet e tyre apo në Rowhousecinema.com dhe të blejnë një biletë, e cila i lejon që të shikojnë një film nga shtëpia me 19 qershor.

Madje mund të bëhen pjesë e konkursit duke ngarkuar video të maces së tyre. Pjesëmarrësit mund të fitojnë dhe një çmim me para në përmbyllje të këtij festivali kaq të veçantë filmi.

Ndërkohë, Larry King, Ellen Burstyn, Marion Ross dhe Tommy Chong janë mes figurave publike që marrin pjesë në rubrikën “Njoftime nga Karantina”, një seri videosh online në YouTube që nisi muajin e kaluar, që tregojnë se si të moshuarit po e përballojnë krizën e COVID-19.

Ata nxisin ndjekësit të kontrollojnë të dashurit e moshuar përmes videokonferencave, duke regjistruar bisedat se si po ia kalojnë në karantinë.