Shënim i redaksisë

a2cnn shenim nga redaksia 1100x620

Në datë 7 maj, A2 publikoi një lajm ku përmendej se zoti Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Richard Grenell nga roli i të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky informacion rezulton i pavërtetë, pasi ekipi i zotit DioGuardi konfirmoi se ai nuk kishte bërë kurrë një deklaratë të tillë. Bazuar në këtë informacion, lajmi është hequr nga faqja, pasi nuk përmbushte standardet editoriale të A2.

A2 i kërkon ndjesë zotit DioGuardi për përfshirjen e tij në këtë keqkuptim.