Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ambasadorja amerikane përshëndet rifillimin e punës në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 15:27 | Aktualitet
Ambasadorja amerikane përshëndet rifillimin e punës në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, përshëndeti fillimin e punës në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi një ditë më parë të riniste shqyrtimin e çështjeve në Dhomën e Këshillimit, pas emërimit të tre anëtarëve të rinj.

“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Në këtë institucion, për shkak të mosfunksionimit, është krijuar një stok me mbi 35 mijë dosje që presin të gjykohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë