Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Epidemiologu Alimehmeti: Dendësia e popullsisë, faktor kyç në pandemi

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 09:30 | Aktualitet
Epidemiologu Alimehmeti: Dendësia e popullsisë, faktor kyç

Doktori Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik, ka qenë këto kohë një zë i rëndësishëm që flet mbi baza shkencore mbi çfarë dimë rreth sjelljes së këtij virusi dhe mënyrave se si duhet të përballemi me të.

Një kërkim që ai sapo ka kryer, tregon se dendësia e popullsisë është një faktor shumë i rëndësishëm në dëmin që virusi sjell. Alimehmeti ishte i ftuar në Dita Jonë, ku foli më tej mbi këtë gjetje.

“Dendësia e popullsisë është një nga indikatorët kyç sa i përket shpërndarjes së viruseve. Kjo është edhe arsyeja pse ne themi eliminoni grumbullimet. Sa shohim në Nju Jork, pasi aty kemi të dhëna, problemi madhor është në qytetin e Nju Jorkut, ku dendësia e popullatës është mbi 10 mijë banorë për kilometër katror, në disa zona edhe mbi 13 mijë. Për krahasim, Tirana 7400 banorë për kilometër katror. Pra, nëse bëjmë edhe disa krahasime në vendin tonë, zonat e gjelbra kanë një dendësi më të vogël. Qytetet me popullatë më të madhe kanë një përhapje më të madhe të virusit”.

Më tej, epidemiologu foli edhe për testet serologjike. “Nevojiten për të kuptuar vetë nëse e kemi kaluar, ndërsa e dyta është për të kuptuar se sa përqind e popullatës e ka kaluar këtë problem, në mënyrë për të ditur se sa mund të kemi të prekur të rinj gjatë vjeshtës. Këto muaj që do të kemi raste më pak, duhet të vendosim veten në punë dhe të përgatitemi për vjeshtën”, u shpreh Alimehmeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë