Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Italia rikthen besimtarët në kisha nga 18 maji

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 14:12 | Bota
Italia rikthen besimtarët në kisha nga 18 maji

Qeveria italiane dhe peshkopët katolikë më në fund nënshkruan një marrëveshje e cila do të lejojë besimtarët të ndjekin sërish meshat duke filluar nga fundi i muajit maj, duke i dhënë fund kështu një mosmarrëveshjeje midis Kishës dhe qeverisë.

Qeveria ndaloi pjesëmarrjen në mesha në fillim të marsit, si pjesë e masave ndaluese ndaj tubimeve, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Shumë katolikë e kundështuan në atë kohë këtë vendim duke thënë se shërbimi i kishave duhet lejuar së bashku me aktivitete të tjera thelbësore, siç është blerja e ushqimeve.

Tensionet u rritën sërish në fund të muajit prill, kur qeveria Conte njoftoi një lehtësim gradual të masave bllokuese, por në to nuk e përfshi rikthimi i meshave.

Peshkopët i thanë qeverisë se "nuk mund ta pranonin të shihnin ushtrimin e lirisë së fesë të komprometoj". Shumica e kishave të Italisë kanë mbetur të hapura gjatë krizës, por vetëm për lutje individuale. Katolikët i kanë ndjekur meshat në televizion ose në internet ndërsa priftërinjtë i thanë fjalët e tyre të shenjta në kisha boshe.

Me marrëveshjen e së enjtes, Meshat për publikun mund të rifillojnë më 18 maj, por nën kushte të rrepta sigurie, të përshkruara në një protokoll të nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte dhe Kardinali Gualtiero Bassetti, president i Konferencës së Peshkopëve italianë.

"Pastorët do të përcaktojnë numrin maksimal të njerëzve që mund të futen në Kishë duke qëndruar së paku një metër larg.Nëse ka kërkesa, duhet të mbahen mesha shtesë, në vend që të lejohen më shumë njerëz në kishë", shkruhet në protokoll.

A2 CNN Livestream

Dita jonë