Nëse Vettel largohet, Ferrari e ka gati zëvendësuesin

vettel 600x338

Në Itali janë të sigurtë për pilotin që do të zëvendësojë Sebastian Vettelin te Ferrari, nëse gjermani vendos të largohet.

Sipas versionit italian të motorsport.com, skuadra italiane i ka hedhur sytë te spanjolli Carlos Sainz, i cili do të ishte shoku perfekt i skuadrës për Charles Leclerc.

Edhe pse prioriteti i drejtuesve të Ferrarit është që të vazhdojnë me Vettel, mungesa e përgjigjes nga ana e katër herë kampionit të botës në F1, bën që të mendojnë alternativa.

Ferrari i ka ofruar Sebastian Vettelit zgjatjen me një vit të kontratës aktuale, por gjermani nuk dëshiron që të rinovojë vetëm për një vit. Nëse nuk arrihet marrëveshja, Ferrari do të hedhë sytë nga spanjolli i McLaren.