Pandemia në rajon, vetëm një rast në Kosovë, në Serbi rikthehet pjesërisht transporti publik

MB SHIFRAT RAJON 8 MAJ frame 984 1100x620

Kosova ruan ecurinë pozitive sa i përket pandemisë së Covid-19. Vetëm 1 rast i ri u regjistrua në ditën e fundit, me një total prej 861 personash të prekur.

28 pacientë e mundën infeksionin në 24 orët e fundit, ndërsa në total janë shëruar mbi 560 persona. Koronavirusi u ka marrë jetën 27 shtetasve në Kosovë.

Maqedonia e Veriut zbut dhe më tej masat kufizuese, duke nisur nga sot koha e lejuar për daljen e qytetarëve nga banesa do të zgjatet.

Gjithashtu, baret dhe restorantet do të rihapen me 3 faza. Ky shtet numëron një bilanc të hidhur me 89 viktima dhe mbi 1500 të prekur.

Edhe Serbia lehtëson më tej masat kufizuese duke lejuar të gjithë qytetarët në Beograd dhe Nish të përdorin transportin publik. Covid-19 u ka marrë jetën 206 persona dhe në total ka prekur mbi 9800 qytetarë.