Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Studimi amerikan zbulon vitaminën që ndihmon kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 18:52 | Bota
Studimi amerikan zbulon vitaminën që ndihmon kundër koronavirusit

Janë publikuar prova të tjera që tregojnë se vitamina D ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

Një studim amerikan ka zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të “Northwestern University” thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D. Ata bënë thirrje edhe për më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.

Një studim i mëhershëm i “Vrije Universiteit Amsterdam” doli në përfundimin se vendet me nivele të ulëta të vitaminës D ishin ato me rastet më të shumta të infektimit me Covid-19 dhe me më shumë viktima.

https://a2news.com/2020/04/29/nevoja-per-diell-mjeket-vitamina-d-rrit-imunitetin-ndihmon-edhe-ndaj-covid-19/

A2 CNN Livestream

Dita jonë