“The Simpsons” parashikuan koronavirusin dhe “grerëzat vrasëse”

Seriali i famshëm “The Simpsons” vazhdon të parashikojë me saktësi ngjarjet që ndodhin në botë.

Në një episod të vitit 1993, flitet për një pandemi që ngjan shumë me koronavirusin dhe për “grerëzat vrasëse”.

Ky episod i sezonit të katërt të serialit të animuar nis me një punëtor aziatik që teshtin në një pako që do të niset për në Springfield dhe me të mbërritur kjo pako, shpërthen “Gripi i Osakës”. Në panik, njerëzit rrëzojnë një kamion pasi mendojnë se aty ndodhet kura, por në fakt shkatërrojnë një kuti me etiketën “Grerëza vrasëse”.

Episodi ngjan shumë me atë që po ndodh aktualisht në SHBA. Në fillim të kësaj jave, shkencëtarët thanë se kanë vënë re në Uashington grerëza gjigante aziatike, që njihen edhe si grerëzat vrasëse. Ende nuk dihet se si kanë mbërritur këto grerëza në Amerikë.

Por, këto nuk janë rastet e vetme kur seriali “The Simpsons” ka parashikuar me saktësi se çfarë do të ndodhte vite më pas. Në galerinë e mësipërme do të gjeni të gjitha parashikimet e sakta të serialit amerikan.