Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Itali, bie numri i viktimave nga COVID-19, asnjë të vdekur në 7 rajone

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 18:22 | Bota
Itali, bie numri i viktimave nga COVID-19, asnjë të vdekur në 7

Bie sërish numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në Itali, për shkak të koronavirusit. Sipas të dhënave viktimat e reja janë 194, ndërkohë që dje ishin 242, që çojnë totalin e viktimave në 30395.

Për sa i përket të infektuarve, të rinjtë janë 1083, ndërkohë që shifra totale kalon 218 mijë personat.

Në përgjithësi, lajme të mira vijnë nga terapitë intensive, ku sot ndodhen “vetëm” 1083 persona, 134 më pak se dje, dhe nga numri i të shëruarve në 24 orë, më shumë se 4 mijë.

Në 7 rajone italiane, ndërkohë, nuk ka pasur asnjë viktimë.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli