Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ministria e Kulturës shpall monument kulture banesën e Maks Velos

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 15:52 | Aktualitet
Ministria e Kulturës shpall monument kulture banesën e Maks Velos

Pas ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, firmos shpalljen “Monument Kulture”, të banesës së tij.

“Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.

Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij.

Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.

Maks Velo u nda nga jeta në datën 7 maj 2020, në moshën 85-vjeçare.

I nderuar me titullin “Mjeshtër në Arkitekturë”, Maks Velo ka projektuar disa objekte jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit; është autori i një numri të madh pikturash, të ekspozuara në Shqipëri e jashtë vendit. Përmes një serie veprash letrare, memuaristike e dokumentare ai është një dëshmitar i dorës së parë, i një periudhe të errët të historisë së vendit tonë, si një i mbijetuar i burgjeve të komunizmit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

https://a2news.com/2020/05/07/nderron-jete-maks-velo-nje-jete-e-dedikuar-arkitektures-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli