Mish, birra dhe muzikë, por këtë vit pa festë

Maji është muaji i festivalit të parë të përvitshëm bavarez “Dults”, festivali i muzikës folk ku banorët shijojnë muzikën, birrën dhe kërcimin tradicional, me qindra specialitete në çadrat gjigande të birrës.

Por këtë vit, për shkak të pandemisë koronavirus, të gjitha aktivitetet kulturore janë pezulluar. Kjo vlen për stinën e pranverës, por edhe për muajt e verës. Por si për të treguar se nuk mund ta mposhtë ky virus, Patrick Schmidt, pronari i një pabi tipik bavarez, e ngriti tendën e tij, bëri gati skarën dhe ftoi qytetarët t’i bashkohen eksperiencës së çdo viti, me muzikë e ushqim, mbi të gjitha tradicionale për ushqimet e pjekura në prush.

Pandemia nuk i frenoi qytetarët, ushqimi dhe birra e preferuar ishin më të forta se frika e prekjes nga Covid-19. Schmidt e pranon së është pak më e vështirë nga sa e kishte menduar. “Nuk ishte aq e thjeshtë për t’u organizuar. Nuk e llogaritëm nxitimin kur menduam që të ruajmë traditën tonë. Kjo fundjavë e parë ishte e tmerrshme, familja ime ishte gjithë kohës jashtë për të bërë pazar në supermarket. Në Mynih dhe Landshut, pothuajse kemi boshatisur raftet”, thotë ai.

Bizneset e vogla lokale kanë nisur prej javësh të ndjejnë efektet e koronavirusit, pas mbylljes së bizneseve ndërsa në një tendë birre, mund të akomodohen lehtësisht mbi 4 mijë vetë, edhe pse tashmë sfidë është ruajtja e distancës së sigurisë. “Në të vërtetë nuk do të mund të kompensojmë humbjet për shkak të krizën, sigurisht që fitime tona të mëparshme nuk mund të krahasohen me disa ditë gjatë festivalit. Në këtë tendë mund të akomodojmë 4 mijë vetë. Përveç saj kemi edhe një kopsht birre. Çmimi është ndjeshëm më i ulët, por ushqimi është i mrekullueshëm. Synimi është që të kalojmë pak kohë të qetë, me miqtë dhe familjet tona. Prej javësh nuk e kemi bërë këtë gjë”.

“Nëse shëtit nëpër qytet, do ndjesh menjëherë erën e mishit apo peshkut të pjekur. Dhe mendja të shkon menjëherë tek festivali ynë tradicional. Mendoj se do arrijmë ta menaxhojmë”. Por Patrick nuk është i kënaqur me kaq. Ai ka menduar edhe shërbimin, paguaje dhe merre me vete. Dhe duket se një pjesë e banorëve kanë zgjedhur këtë mënyrë.