Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protestë në sheshin Skënderbej, në Ditën e Evropës përplasje mes policisë dhe qytetarëve

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 19:35 | Aktualitet

Duhet të ishte një grupim në simbol të Ditës së Evropës, por ka përfunduar me përplasje mes aktivistëve dhe uniformave blu.

Pas një thirrje në rrjetet sociale, disa aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur në sheshin Skëndërbej. Qytetarë pa asnjë përfaqësim politik të dukshëm u mblodhën me një kërkesë të vetme: për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Vetëm pak minuta me vonë pranë tyre kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë kërkuar lejen për mbajtjet e këtij manifestimi. Kjo ka sjellë revoltimin e aktivisteve, çka solli më pas dhe shoqërimin e disa prej tyre.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/273915973640392/

Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar si të “papranueshme dhunën ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, është e papranueshme, dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Evropës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë