Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rekord rastesh me COVID-19, Rusia anulon kremtimet e fitores mbi nazizmin

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 20:59 | Bota
Rekord rastesh me COVID-19, Rusia anulon kremtimet e fitores mbi nazizmin

Rusia regjistroi të premten një rekord për sa i takon personave të rinj të prekur me koronavirus. Sikurse njoftuan autoritetet mëngjesin e sotëm 10,817 persona rezultuan pozitivë ndaj COVID-19, që e çojnë totalin në mbarë vendin në 198,676.

Janë 104 viktimat e deklaruara vetëm gjatë orëve të natës, 1827 në total. Sot Moska feston 75-vjetorin e fitores ndaj nazisteve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por situata pandemike ka shtyrë të gjitha aktivitetet e planifikuara në Sheshin e Kuq.

Sipas presidentit Vladimir Putin edhe pse festimet për këtë ditë kanë një rëndësi të madhe për vendin ato do të përbënin rrezik më të madh për popullin.

https://a2news.com/2020/04/17/putin-shtyn-paraden-ne-vitin-jubilar-dita-e-fitores-eshte-shenjte-por-edhe-jeta-e-njeriut/

Ceremonia zyrtare nisi me vendosjen e kurorave me lule pranë monumentit të flakës së përjetshme jashtë mureve të Kremlinit dhe mbajtjen e fjalës së rastit, por pa praninë e popullit.

Ndërkohë, sipas ministrit të Brendshëm rus, fishekzjarrët do të ndriçojnë qiellin në të gjithë vendin, teksa banorët do të jenë në izolim në banesat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë