Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shuhet Roy Horn, ishte prekur nga koronavirusi

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 08:54 | Showbiz

Roy Horn, pjesëtari i dyshes fantastike të magjisë, “Siegfried and Roy”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Horn dhe Siegfried Fischbacher janë bërë të famshëm për shfaqjet e tyre me tigra të bardhë dhe kafshë të tjera. Dyshja i nisi shfaqjet në Evropë, para se të zhvendoseshin në Las Vegas, atje ku interpretuan për katër dekada me radhë.

Karriera e tyre mori fund kur Roy Horn u sulmua në skena nga një tigër në vitin 2003. Ai u riaftësua pas sulmit, por që nga ajo kohë ata dolën vetëm një herë në skenë.  

“Sot, bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë”, ka thënë në një deklaratë Siegfried Fischbacher, shkruan CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë