Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Teatri kombëtar, Basha: Akt lufte artit, qytetarisë dhe Europës

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 17:25 | Politikë
Teatri kombëtar, Basha: Akt lufte artit, qytetarisë dhe Europës

Protestuesve të angazhuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha u tha se nuk u ka dalë fjale.

“Kemi dy vite që bëjmë këtë betejë bashkë me artistët dhe qytetarët, dhe do ta çojmë në fund. Dhe kushdo që i shpall luftë artit, qytetarisë dhe Europës, do të përballet me të gjitha pasojat e kësaj grabitje”, tha kryedemokrati.

Çfarë ndodhi me teatrin, sipas Bashës, është tregues i kontrastit mes prioriteteve reale të Qeverisë dhe ndihmës së qytetarëve të goditur financiarisht nga pandemia.

“Brenda natës marrin vendime dhe i ekzekutojnë po brenda natës. Për të mbështetur shqiptarët, iu deshën dy javë, për të dhënë fonde me pikatore”, vijoi ai.

https://a2news.com/2020/05/09/basha-jemi-ne-pandemi-ekonomike-qeveria-po-e-shtyn-vendin-drejt-nje-krize-te-thelle/

Ekonomia do të vijojë të jetë fokusi i demokratëve, pohoi Basha, sipas të cilit kryeministri është fajtori numër një për krizën e thellë ku po futet vendi. Basha fajësoi Qeverinë se nuk ka asnjë plan mbështetje për disa prej sektorëve thelbësorë të ekonomisë shqiptare, si turizmi dhe bujqësia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu