Brenda shtëpisë në Malibu të Matthew Perry, aktorit të “Friends”

Matthew Perry ka deklaruar nëpër intervista se jeton në një “shtëpi fantastike në Malibu” dhe nga fotot që ka postuar vetë në Instagram kohët e fundit, aktori i bërë i famshëm me rolin e Chandler Bing në serialin “Friends” ka vërtetuar frazën e tij.

50-vjeçari ka postuar foto nga brenda kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, duke treguar në rrjetin social mobiljet e shtrenjta dhe pamjen që shijon ai çdo ditë.

Shtëpia me pamje nga oqeani kushton 12,5 milionë dollarë dhe ka 4 dhoma gjumi.

Pas më shumë se 16 vitesh nga episodi i fundit, kasti i “Friends” konfirmoi se do të ribashkohen për një projekt special. Tashmë pritet vetëm nisja e xhirimeve, që u pezulluan nga pandemia e koronavirusit.