“Ferri” i Eriksen, i karantinuar në qendrën sportive të Interit

eriksen 1100x620

Christian Eriksen ka treguar eksperiencën e keqe që po përjeton në Itali që kur u ble nga Interi.

Në deklarata për “The Sun”, mesfushori danez u shpreh se ishte i lumtur kur më në fund përfundoi transferimi i tij nga Tottenham te Inter më 28 janar të këtij viti, por shpërthimi i pandemisë Covid-19 në Itali e la të mbyllur në qendrën sportive të klubit zikaltër.

Futbollisti u detyrua ta kthente në shtëpi këtë qendër stërvitore, ku hoteli ku po qëndronte në Milano u detyrua të mbyllej pas masave shtrënguese të marra nga qeveria italiane.

Dëshpërimi i danezit ishte aq i madh sa ai mendoi t’i kërkonte Lukakut që të flinte në divanin e shtëpisë së belgut.

“Mendova t’i thoja Lukakut apo Young-ut, por kanë familjet e tyre dhe 14 ditë të flesh në divanin e tjetrit janë shumë. Në fund, vendosa të qëndroja në qendrën stërvitore me një shef kuzhine dhe 5 anëtarë të stafit që vendosën të karantinoheshin për të mbrojtur familjet e tyre”, tregoi Eriksen për “The Sun”.

Gjatë kësaj kohe, mesfushori është ndaluar edhe nga policia pasi shkoi të blinte diçka në supermarket duke thyer kështu karantinën: “Më ndaloi policia dhe me italishten time të keqe i shpjegova se çfarë po bëja, ku po shkoja dhe pse kisha dalë”.

Në fund, Eriksen tregon dhe stërvitjen që ka bërë: “Vetëm kam vrapuar në 35 metrat e parkingut të qendrës. Kam 7 javë pa prekur topin. Është periudha më e gjatë e jetës sime pa futboll”.