Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Futbolli gjerman pritet të nisë më 16 maj, por një klub futet në karantinë

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 09:30 | Futboll
Futbolli gjerman pritet të nisë më 16 maj, por një klub

Futbolli gjerman pritet të rinisë sezonin e ndërprerë në mes të marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit, por lajmet e ditëve të fundit vijojnë ta vendosin në dyshim këtë gjë.

Dynamo Dresden, e cila luan në ligën e dytë të futbollit ka vendosur të gjithë skuadrën dhe stafin teknik në izolim 2-javor, pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë për koronavirus.

Bundesliga dhe Bundesliga 2 morën dritën jeshile nga qeveria disa ditë më parë për të rifilluar ndeshjet më 16 maj, dhe do të jenë ligat e para në Evropë që rikthehen në fushën e lojës.

Por për Dynamo Dresden, e cila renditet në vendet e fundit të Bundesliga 2, duket se kjo gjë nuk do të jetë e mundur pasi ekipi do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

“Fakti është që për këto dy javë ne nuk mund të trajnohemi apo të luajmë ndonjë ndeshje”, njofton klubi i Dynamo.

“Javët e kaluara ne kemi bërë përpjekje të mëdha përsa i përket personelit dhe logjistikës me qëllim implementimin e masave të kërkuara mjekësore dhe të higjienës”, u shpreh menaxheri Ralf Minge.

Dynamo Dresden duhej të rikthehej në fushë më 17 maj në përballjen kundër Hannover 96.

A2 CNN Livestream

Dita jonë