Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Italianët i rikthehen shëtitjeve… me pica në duar

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 17:08 | Bota
Italianët i rikthehen shëtitjeve… me pica në duar

Asgjë nuk është më tipike italiane sesa picat. Të nxehta, me djathin e shkrirë, e sapo dalë nga furrat e mijëra picerive tradicionale nëpër rrugët e mbarë vendit.

Piceritë më në fund mund të hapnin dyert e tyre përsëri në Itali, pas gati dy muajsh në mbyllje, ndërsa italianët po shijonin çdo kafshim. Ka vetëm diçka. Për shkak të ritmit të ulët të zhbllokimit të vendit, baret dhe restorantet mund të ofrojnë shërbimin e tyre vetëm në lëvizje derisa t’i jepet drita jeshile rihapjes së plotë më 1 qershor dhe gjithmonë në përputhje me rregullat e rrepta të distancimit shoqëror.

Për kryeqyetasit, të dashuruar me picën, diçka e tillë nuk është edhe aq problem. Ata kanë stilin e tyre, picën e prerë në feta drejtkëndëshe dhe ndalesa nëpër piceri të ndryshme në qytet. Dreka perfekte apo jo? Në sheshin e famshëm të Romës, Campo dei Fiori, njerëzit u shfaqën duke pritur në radhë të gjata, në distanca sociale larg njëri-tjetrit, për të marrë në duar picën e tyre të preferuar.

Gjëja e parë që Monika Cerboni bëri sapo rregullat në shtetin italian ndryshuan ishte vajtja në pikën e saj të preferuar të picave. "Ne do të rreshtohemi dhe do të përpiqemi të ndihmojmë duke respektuar rregullat në maksimum", tha ajo duke e lënë dyqanin me një qese të mbushur me copa pice.

Disa qindra metra larg Koloseut, Trattoria Luzzi, dyqani që daton prej vitit 1945, më në fund hapi përsëri dyert e tij. Restoranti tradicional familjar shërben gjithçka, nga pica deri tek makaronat karbonara megjithatë shërbimi taksi nuk mjafton për të mbajtur gjallë biznesin. Luciano Luzzi, pronari i këtij biznesi, kërkon që njerëzit të tregohen të duruar dhe të sensibilizohen me masat tani, e që bllokimit më të gjatë të Evropës, dalëngadalë po i vjen fundi.

Nëse infektimet vijnë në ulje, ai mendon se do të jetë në gjendje të rinisë biznesin në muajin qershor.

"Ende, shumë persona nuk mbajnë maska ​​dhe ky është një gabim i madh sepse nëse në këto javë autoritetet do të shohin që infeksionet nuk do të rriten ata do të na lejojnë të rihapemi më 18 maj dhe nuk do të duhet të presim për qershorin. Këtë, njerëzit duhet ta kuptojnë sepse ne me të vërtetë duhet të fillojmë të punojmë përsëri". Kështu thotë Luzzi, teksa nxjerr nga furra një nga picat e tij me kërpudha.

Kur ai të mund të rihapet plotësisht, ndjesia e të ndarit të një pice me miqtë apo familjen në një tryezë brenda restorantit në zemër të Romës nuk do të jetë ashtu siç e kujtojnë klientët e Luzzit, me rregullat e distancimit që do jenë prezente nga tani e tutje.  

Deri atëherë, italianët do të kenë edhe një herë kënaqësinë e thjeshtë që të rrëmbejnë një copëz pice në vendin e tyre të preferuar dhe të shijojnë shëtitjet në kryeqytet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë