
Maqedonia e Veriut raportoi 20 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifër kjo më e ulët, krahasuar me 36 që ishte një ditë më parë.
Komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19 janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit, Tetovës, Manastirit dhe Gostivarit.
Deri në këto momente, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, të shëruarve janë 1136, ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë janë 91.