Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

McLaren në vështirësi, qeveria britanike refuzon t’i japë hua 171 milionë euro

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 18:59 | Bota
McLaren në vështirësi, qeveria britanike refuzon t’i

Covid-19 ka goditur të gjithë botën, në nivel njerëzor dhe ekonomik. Edhe ndërmarrjet e mëdha po e shikojnë veten në vështirësi dhe një prej tyre është edhe McLaren, konsorciumi automobilistik që përfshin edhe strukturën e Formula 1.

Sipas mediave britanike, McLaren i ka kërkuar qeverisë britanike një borxh prej 150 milionë sterlinash (171 milionë euro) për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi, një kërkesë që nuk është pranuar nga qeveria.

Konsorciumi, që e bazon stabilitetin e tij ekonomik nga shitja e makinave supersportive, po vuan një krizë të madhe pasi shitjet kanë rënë shumë. Kësaj i shtohen edhe shpenzimet e mëdha që ka kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe pagat e skuadrës së F1.

Por, sipas Ministrisë së Tregtisë, Energjisë dhe Strategjisë Industriale në Mbretërinë e Bashkuar, McLaren nuk i ka shteruar ende mundësitë e tjera të financimit që ka.

“Ashtu si shumë ndërmarrje të tjera britanike, pandemia aktuale na ka ndikuar shumë. Kështu, jemi në dialog të vazhdueshëm me bankat tona, investitorët tanë dhe qeverinë për të na ndihmuar të përballojmë ndërprerjet që kemi pasur”, tha për “Sky” drejtori i Financave të McLaren, Paul Buddin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu