Riaktivizohet Etna, nuk ka “karantinë” për vullkanin siçilian

Përfundon “izolimi” dhe për Etnën. Vullkani bëri  të ndihej prezenca e tij tek siçilianë duke nxjerrë hi dhe tym nga krateri.

Por këtë herë hiri vullkanik që u krijua mbi mal kishte formën e një zemre. Ose më mirë, të gjithë duam të shohim një zemër, një shenjë shprese pas disa javësh “burgim” të detyruar për shkak të koronavirusit.