Shpallet lista për drejtues të Universitetit të Tiranës, vetëm një kandidat në garë

Publikuar më: 10/5/2020, ora 18:05
zgjedhjet universitet 1024x576

Shpallet lista për drejtues të Universitetit të Tiranës, vetëm një kandidat në garë

Publikuar më: 10/5/2020, ora 18:05

I vetmi kanditat për rektor në Universitetin e Tiranës është dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha. Në listën e siguruar nga A2, rezulton i regjistruar vetëm emri i Hoxhës, ndërsa mësohet se rektori aktual, Mynyr Koni, nuk ka rikandiduar.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, shtyu zgjedhjet në universitet të parashikuara më 12 qershor, për shkak të pandemisë, derisa të sigurohet dhe pjesëmarrja e të gjithë studentëve në këtë proces.

Vendimi për shtyrjen erdhi pas përplasjeve të shumta që u pasuan edhe me shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit Institucional Zgjedhor nga rektori Mynyr Koni.