Akuzat e sindikatës, nga stadiumi i Kamzës, te anashkalimi i kontratës kolektive

MB SINDIKATA E FUTBOLLISTEVE ANDI LILA PER ASAMBLENE frame 795 1100x620

Çështjet e shqyrtuara në Asamblenë e Federatës nxitën reagimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë.

Kryetari i kësaj sindikate, Andi Lila shprehu keqardhje për vendimet e marra. Nga përjashtimi i Kamzës, që sipas ish-mbrojtësit të Kombëtares: “Tashmë që nuk është më anëtare, rrjedhimisht nuk duhet të ketë as stadium”. Një akuzë se me këtë vendim, Federata e Futbollit “i dha dritën jeshile” prishjes së stadiumit, të planifikuar nga Bashkia e Kamzës.

Një tjetër pretendim i Sindikatës së Futbollistëve lidhet me faktin se në Asamble nuk u përmend për asnjë moment kërkesa për nisjen e bisedimeve, për kontratën kolektive të lojtarëve.