Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Pence në krye të detyrës, pas rasteve pozitive në administratë

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 21:40 | Bota
Koronavirusi në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Pence në

Shtëpia e Bardhë ka mohuar zërat se zëvendëspresidenti Mike Pence është futur në karantinë, pasi sekretarja e tij për mediat Katie Miller, rezultoi e infektuar me koronavirus.

Shtëpia e Bardhë raportoi se Pence ka rezultuar negativ në të gjithë testet e kryera dhe do të jetë në krye të detyrës.

Administrata e kaloi fundjavën duke gjurmuar kontaktet e Miller. Akoma nuk dihet se nga u infektua sekretarja për mediat e zv/presidentit. Shqetësimi është i lartë përsa kohë nuk është ende e qartë panorama se nga erdhi virusi dhe si është shpërndarë.

Vetëm pak ditë më parë edhe shërbyesi personal i presidentit rezultoi i infektuar.

Rastet me Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, bien ndesh me mesazhin e Trump drejtuar shteteve për rihapje të ekonomisë. Trump ka kërkuar nga guvernatorët që të lehtësojnë kufizimet, në mënyrë që ekonomia të ringjallet. Në çdo rast edhe një herë nga Shtëpia e Bardhë është bërë me dijë së si Trump ashtu edhe Pence, do të vijojnë detyrën e tyre e nuk kanë ndërmend të ndahen nga njëri-tjetri.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani